Skuadra e Cheleat shpreson që trajneri i ri Mauricio Pochettino t’i mbushë mendjen mesfushorit francez N’Golo Kante të rinovojë kontratën me “blutë” e Londrës. Kontrata e kampionit të botës skadon në fund të këtij sezoni dhe 32-vjeçari ka mjaft admirues.
Gjithsesi, Chelsea kërkon të mbajë Kante dhe për aftësitë e mesfushorit është i bindur edhe Mauricio Pochettino, që e konsideron si pjesë e projektit. Për këtë arsye, trajneri argjentinas i ka kërkuar klubit që ta mbajnë francezin.
Mauricio Pochettino ende nuk është zyrtarizuar në këtë detyrë, por ajo do të ndodhë kur të mbyllet sezoni. Gjithsesi, argjentinasi po bën lëvizjet e para.
Sipas të përditshmes “The Telegraph”, Chelsea kërkon ta mbajë me të njëjtën rrogë, duke i ofruar një kontratë 2-vjeçare.
Bisedimet kanë nisur dhe ato po i drejton vetë Poketinjo, që kërkon të bindë Kante të qëndrojë në Londër.