Interi arriti të merrte një fitore të rëndësishme ndaj Milanit në Ligën e Kampioneve, duke hedhur një hap të madh drejt finales. Për ndeshjen e parë gjysmëfinale, më poshtë janë notat e futbollistëve zikaltër.
ONANA 6 – Në thelb, nuk u thërrit kurrë në detyrë.
DARMIAN 6,5 – I shkëlqyer në mbrojtje, ku lexon dhe mbulon siç duhet çdo situatë në zonën e tij në fushë. I çmuar!
AÇERBI 6,5 – Nis pak i trazuar, por merr në dorëzim Zhirunë dhe i lë me të vërtetë thërrimet.
BASTONI 7 – Dominues absolut në sfidën me Diazin, madje i lejon vetes edhe të ndihmojë në sulm. Nga një prej këtyre rasteve lind shansi i artë për Xhekon.
DUMFRIS 7 – Fiton pastër duelin me Teon, i cili nuk krijon kurrë probleme të rëndësishme. Në sulm, ndoshta shtyn më pak se zakonisht, por ndeshja vendoset menjëherë në favor të Interit të tij dhe ndoshta nuk kishte nevojë për të.
BARELA 7 – Rrotullohu nga të rrotullohesh, ja ku është Barela. Në të djathtë, në të majtë. Në markim kur duhet. Një tjetër ndeshje e çmuar, një pjesë e parë, ku Interi poshtëron kushërinjtë.
ÇALHANOGLU 7 – I shkëlqyer në të dyja rolet, si regjisor në pjesën e parë dhe në krah pas hyrjes së Brozoviçit. Turku rrezikun edhe të godasë në nokaut Milanin me golin e tretë në pak minuta (Nga 78′ GALJARDINI – pa notë).
MIKHITARIAN 7,5 – Njeriu më shumë i Interit. Spastron 100 topa në mbrojtje dhe futet si thika në gjalpë në sulm kur i jepet mundësia. Goli ishte pikërisht një prej këtyre momenteve (Nga 63′ BROZOVIÇ 6 – Ngrin ndeshjen me zotërimin e tij të topit).
DIMARKO 6,5 – Edhe ai më pak se zakonisht shkëlqyes në sulm në krahasim me kampionatin. Por ka një motiv: Interi shënoi 2 gola me një të bërë të kryqit dhe nuk kishte nevojë për shtytjen e tij (Nga 70′ DE VRAJ 6 – Aktivizimi i tij për të menaxhuar frymëmarrjen e Interit).
MARTINEZ 6,5 – Më pak efikas sesa Xheko, por gjithsesi i gjallë dhe ngacmues ndaj mbrojtjes kuqezi. Mbetet vetëm një pyetje: përse të simulosh në rastin e penalltisë së akorduar dhe më pas të hequr nga VAR-i? Ishte gol i sigurt, mjaftonte të godiste (Nga 78′ KORREA – pa notë).
XHEKO 7,5 – Më shumë sesa Edin Xheko ishte “Erling” Xheko. Një ndikim “Halandian” në kuptimin që dominoi ashtu siç bën norvegjezi me Sitin. Një gol kryevepër e forcës fizike dhe cilësisë teknike. Përvojë, cilësi, forcë fizike dhe personalitet (Nga 70′ LUKAKU 6 – Hyrja e tij i jep forcë fizike Interit që duhet të luajë me kronometrin).
TRAJNERI INZAGI 7,5 – Fut në xhep Milanin e Piolit me një nisje marramendëse. Xheko dhe jo Lukaku ishte basti i fituar, ashtu si Miki-Çalhanoglu prej fillimit. Ndeshje e fituar prej tij.