Ish - mbrojtësi zikaltër poshtëron kuqezinjtë pas humbje

Futboll

Ish - mbrojtësi zikaltër poshtëron kuqezinjtë pas humbje

Më: 11 maj 2023 Në ora: 17:26
Daniele Adani

Daniele Adani i ka dhënë një goditje të fortë Milanit pas humbjes me Interin. Ish-mbrojtësi zikaltër nuk kishte aspak mëshirë në komentin e dhënë për “Bobo TV”.

Adani u shpreh se Milani nuk luajti aspak kundër Interit pasi nuk e pa topin me sy.

“Sa persona thanë se Skriniar është pika më e rëndësishme e Interit?

Po tani, ju mungon?

Jo se Skriniar nuk është i mirë, por Interi është i fortë.

Napoli vuan me Milanin, ndërsa Milani nuk luan kundër Interit.

E vërteta është një dhe e vetme, Milani nuk e ka parë topin në tre ndeshjet e fundit me Interin.

Nëse luajnë shkurt, humbin duelet me Interin, nëse luajnë gjatë, të kapin me top nga pas shpine”, tha Adani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat