Arteta beson se ylli 60 milionësh i City-t do të ishte perfekt

Futboll

Arteta beson se ylli 60 milionësh i City-t do të ishte perfekt

Më: 11 maj 2023 Në ora: 18:35
Arteta Arteta

Sipas 90min, trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta beson se mbrojtësi i krahut i Manchester City, Joao Cancelo do të ishte një përformcim perfekt për Topçinjtë. Mbrojtësi portugez aktualisht është i huazuar te gjigantët e Bundesliga-s, Bayern Munich.

Bavarezët, megjithatë, nuk janë të gatshëm të aktivizojnë klauzolën prej 70 milionë euro në marrëveshjen e huazimit të Cancelo për ta bërë lëvizjen e tij të përhershme.

Mbrojtësi i krahut nuk bën më pjesë në planet e Pep Guardiola-s dhe ka të ngjarë të largohet përgjithmonë nga Manchester City gjatë verës.

Arteta ka punuar me Cancelo-n gjatë kohës së tij te City dhe ka pasur sukses në nënshkrimin e lojtarëve nga kampionët në fuqi të Premier League në të kaluarën.

Arsenali bleu Oleksandr Zinchenko dhe Gabriel Jesus nga City, të cilët kanë qenë shumë të rëndësishëm për Topçinjtë këtë sezon.

Takehiro Tomiyasu dhe Ben White janë opsionet në krahun e djathtë të mbrojtjes aktualisht në dispozicion të Arteta-s. Blerja e Cancelo-s sigurisht që do të ishte një përmirësim për Topçinjtë.

Mbrojtësi portugez konsiderohej si një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij përpara se të transferohej me formulën e huazimit te Bayern.

Blerja e Cancelo-s do t’u kushtonte londinezëve rreth 60 milionë sterlina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat