Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur David Ornstein, ka përfunduar sezoni për dy yjet e Arsenalit, Oleksandr Zinchenko dhe William Saliba.
Zinchenko pësoi një lëndim në muskul gjatë fitores 2:0 në ndeshjen e fundit ndaj Newcastle United.
Në anën tjetër, Saliba nuk është paraqitur për Arsenalin që prej se u lëndua me 16 mars, dhe ende nuk është rikuperuar nga lëndimi në shpinë.
Padyshim ky lajm do të jetë i tmerrshëm për Mikel Artetan dhe Arsenalin, pasi që dyshja ishin ndër lojtarët kyç të skuadrës këtë sezon.
Arsenali tani do të garojë me Cityn për titullin e Premier Ligës deri në fund të këtij sezoni pa Zinchenkon dhe Saliban.