Trajneri i Wolverhampton Wanderers, Julen Lopetegui, ka thënë se do t`i duhet një takim i gjatë me presidentin e klubit për të diskutuar planet për afatin kalimtar.
Lopetegui u emërua trajneri i Wolves në nëntor, kur klubi po shkonte nga rënia prej kategorisë, por që atëherë ai ka bërë një kthesë duke e ngrehur atë deri në vendin e trembëdhjetë në tabelën e Premier League.
"Kam nevojë për një takim të gjatë me kryetarin tonë.
Ne duhet të jemi gati për t'u përmirësuar dhe për të përfituar gjatë verës. Ne e dimë nivelin e Premier League, kështu që hapi i parë është të marrim vendimin tonë për shumë lojtarë”, u ka thënë Lopetegui gazetarëve.
"Ne duhet të përmirësohemi, të gjithë duhet të jemi në gjendje të konkurrojmë më mirë vitin e ardhshëm, kjo është e gjitha".