Ish-lojtari i Inter, Antonio Cassano, ka komentuar ndeshjen e fundit mes “zikaltërve” dhe Milanit, e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League, që u fitua nga skuadra e trajnerit Inzaghi me rezultatin 0-2.
Këtë herë Cassano nuk kritikoi Interin dhe Inzaghin siç ka ndodhur shpesh herë, pro “thumboi” rivalët e “zikaltërve”.
“Interi është më i fortë, por unë nuk mendoja të ishte kaq superior dhe ishte superior në gjithçka. Milani u përpoq të bënte diçka, por për mua ata nuk kishin armë për të bërë diçka.
Milani bazohet tërësisht te Leao, i cili megjithatë nuk ishte aty.”-tha Cassano.