Juventusi zhgënjeu në Torino në përballje me Sevillën, në takimin e parë të gjysmëfinales së Europa League.
“Zonja e Vjetër” ka barazuar me rezultat 1:1 me Sevillën.
Sevilla duket se është shndërruar në një skuadër të frikshme në Europa League.
Skuadra nga Spanja kaloi në epërsi me golin e futbollistit En Nesyri, që realizoi në minutën e 26-të.
Në minutën e 90+7, Federico Gatti me kokë ka barazuar rezultatin 1:1 pas asistimit të Pogbas dhe gjithçka është e hapur për takimin e kthimit në Sevilla.