Sulmi është një repart që kërkon përforcime te Lacio.
Çiro Imobile ka rënë disa herë pre e dëmtimeve, duke krijuar probleme për Mauricio Sarrin.
Igli Tare ka piketuar zëvendësuesin e Imobiles.
Bëhet fjalë për sulmuesin Santiago Himenez.
Futbollisti meksikan është pjesë e Fejnordit dhe mendohet se mund të plotësojë më së miri nevojat e Lacios në repartin e sulmit.
Klubi bardhekaltër mësohet se ka dorëzuar një ofertë prej 15 milionë eurosh për Himenezin, por është konsideruar një shifër e ulët nga pala holandeze.