Barazimi 1:1 i Juventusit ndaj Sevillës nuk ka kënaqur njw ikonë të bardhezinjve si Alesandro Del Piero.
Ish-sulmuesi ka deklaruar se skuadra spanjolle luajti më mirë se ekipi i Alegrit, duke mos dhuruar atë që pritej.
“Ky gol dhuron më shumë se një shpresë. Ndeshja u luajt në mënyrë më të mirë për Seviljen, me më shumë qetësi, e lehtësuar nga ky start i ndeshjes, jo vetëm me golin, por edhe me rrezikshmërinë.
Juventusi humbi terren, u mundua që të futej përsëri në shina, por nuk ka bërë shumë, edhe kjo duhet thënë.
Është një skuadër e cila ka vështirësi që të përshpejtojë dhe të përmbysë aksionet sulmuese.
Janë 95 minuta thuajse perfekt për Seviljen dhe një minutë që ndryshon dinamikën e ndeshjes së ardhshme”, tha Del Piero.