Bejtullai largohet nga Shkëndija

Futboll

Bejtullai largohet nga Shkëndija

Më: 11 maj 2023 Në ora: 23:33
Bejtullai

Qendërmbrojtësi Egzon Bejtullai ditën e diel do ta luajë ndeshjen e fundit për Shkëndijën.

Me përfundimin e sezonit atij i përfundon kontrata me kuqezinjtë dhe drejtuesit e Shkëndijës nuk kanë shfaqur asnjë interesim për vazhdimin e bashkëpunimit.

Kujtojmë që Bejtullai është pjesë e Shkëndijës që nga viti 2013, teksa që atëherë ka patur vetëm një shkëputje të shkurtër prej 6 muajsh në vitin 2020 kur luajti në Suedi për ekipin Helsingborg.

Në ndeshjen para 10 ditësh ndaj Makedonija GjP, Bejullai e luajti ndeshjen e 300-të për Shkëndijën, me fanellën e së cilës Bejtullai ka fituar 3 herë titullin kampion i Maqedonisë së Veriut dhe 2 herë trofeun e Kupës.

Ai po ashtu me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut ishte pjesë e Kampionatit Evropian EURO 2020.

Akoma nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën Bejtullai, por nuk është sekret se klubet e Superligës shqiptare, Tirana dhe Partizani që prej kohësh kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat