Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham, duke folur për “DAZN”, ka thënë se është i kënaqur me fitoren kundër Bayer Leverkusenit.
‘Romakët’ mbrëmë mundën Leverkusenin (1-0), në gjysmëfinalen e Europa League, duke bërë një hap të madh drejt finales së kësaj garë joshëse.
Sulmuesi anglez thotë se e gjithë skuadra e tij dha 100 përqindëshin në duel me gjermanët e Leverkusenit.
Sipas Abraham, ndeshja kthyese nuk do të jetë aspak e lehtë, por ai mendon se Roma është në rrugën e duhur.
“Ne të gjithë dhamë 100%. E dinim se ata janë një ekip i shkëlqyer, por të gjithë u mbrojtëm mirë dhe sulmuam së bashku.
E dimë se do të jetë e vështirë në ndeshjen e dytë, por ne jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Abraham.