Lajm i hidhur për futbollin ferizajas dhe të Kosovës.
Ka ndërruar jetë Faik Kadriu, ish futbollist dhe tifoz i Ferizajt.
Drejtuesit e klubit i shprehin ngushëllime familjes dhe komunitetit të futbollit.
“Me dhimbje sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të tifozit tonë të përhershëm, Faik Kadriu.
Ai edhe pse i kufizuar në aspektin fizik, e kishte energjinë e të riut, e dashurinë e fëmijës për ngjyrat e klubit.
Në secilën ndeshje si vendas ai ishte aty, në të njëjtin vend, duke e përkrahur klubin e zemrës.
Për një kohë të shkurtër në rininë e tij të hershme , Faiku ishte lojtar i klubit të qytetit "Borci".
FC Ferizaj shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kadriu.
Pushoftë në paqe, Faik Kadriu!”, shkruan në faqen e FC Ferizaj.