Mourinho ka një rival të fortë për stolin e PSG-së

Futboll

Mourinho ka një rival të fortë për stolin e PSG-së

Më: 12 maj 2023 Në ora: 12:41
Thiago Motta

Një vit tjetër i pasuksesshëm për PSG.

Vetëm titulli në Ligue 1 (ende nuk është fituar zyrtarisht) është shumë pak për një klub që ka në përbërje emra të mëdhenj si Mbappe, Messi e Neymar.

Christophe Galtier, trajneri aktual i parisienëve, po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.

Kanë dalë në skena emrat e disa kandidatëve, përfshirë Mourinhon, për të pasuar marsejezin.

Në horizont shfaqet figura e Thiago Mottas, një tjetër alternativë që bordi po shqyrton për merkaton e ardhshme të verës.

Italiano-braziliani është i dëshiruari nga Nasser Al Khelaïfi.

Një vit më parë, pak para shkarkimit të Pochettinos,

Al Khelaifi e kontaktoi për të qenë zëvendësuesi i argjentinasit në pankinë. Gjithsesi, fjalën e fundit e tha Luis Campos, falë afërsisë së këtij të fundit me Mbappenë (e bindi të firmoste rinovimin e kontratës).

Motta, sipas “L’Équipe”, është një nga favoritët për të pasuar Galtier, megjithëse negociatat ende nuk janë intensifikuar, sepse askush nuk e di se kush do ta thotë fjalën e fundit kur bëhet fjalë për emërimin e trajnerit të ri.

Campos dëshiron Mourinhon, ndërsa Al Khelaifi Mottan.

Ky i fundit ndihet gati për të marrë frenat e skuadrës pariziene, pas një periudhe të parë të frytshme në kryeqytetin francez në drejtimin e U-19.

Ai ka një avantazh ndaj kandidatëve të tjerë: e njeh dhomën e zhveshjes si futbollist, pasi ka qenë pjesë thelbësore e ekipit të drejtuar nga Laurent Blanc për tri sezone.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat