Veron: Interi në krye në momentin kyç të vitit

Futboll

Veron: Interi në krye në momentin kyç të vitit

Më: 12 maj 2023 Në ora: 12:51
Veron

Sebastian Veron, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ka folur edhe për momentin e mbërritjes së Interit në kulmin e sezonit.

“Tani është e vështirë të mendosh që të mos shohësh Inzaghin në Stamboll më 10 qershor.

Le të themi se për momentin Interi ka një këmbë e gjysmë në finale, me gjithë respektin e duhur për Milanin, megjithatë, zikaltërit janë më të fortë nga kuqezinjtë, këtë e kanë demonstruar disa herë këtë vit.

Tashmë ata janë shumë mirë edhe fizikisht. Ata kanë arritur në momentin kyç të vitit praktikisht në krye dhe kjo po bën diferencën.

Tani grupi më duket i përshtatur mirë me idetë e trajnerit, është kompaktuar dhe objektivat e sulmuesve janë përsëri përpara, thelbësore kur synon qëllime të mëdha. Lautaro i vërtetë është kthyer”, është shprehur Veron.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat