Ndeshja mes Juventusit dhe Sevijës ka hapur polemika sa i përket gjykimit të arbitrit.
Shkak është bërë një penallti e padhënë në favor të Juventusit.
Në një dyluftim për topin në zonë takat e Badesë përfundojnë në këmbën e Rabiosë.
Bardhezinjtë kërkojnë menjëherë 11 metërsh, por VAR- i mendon ndryshe.
Arbitri merr vendimin e çuditshëm për ta konsideruar të rregullt një ndërhyrje që me shumë mundëdi do të ishte akorduar penallti për çdo ekip tjetër.
Shenjat e takave të lojtarit të Sevijës në këmbën e gjakosur të Rabiosë vërtetojnë pastër ashpërsinë e asaj ndërhyrjeje.