Juventusi prezanton fanellat e reja!
Juventusi po mendon dhe për sezonin e ardhshëm, teksa ditën e sotme ka prezantuar zyrtarisht uniformat e reja.
Klubi bardhezi ka postuar së fundmi fanellën e parë që lojtarët do të veshin në sezonin 2023/24, që vjen me një risi.
Ngjyra bardhezi vjen e ndërthurur me atë gold, ndërsa në sponsorin “Jeep” bie në sy detajet me vetëtima.