Shtëpia e futbollit evropian (UEFA), ka mohuar zërat së finalja e Ligës së Kampionëve mund të zhvendoset në Lisbonë.
UEFA përmes një njoftimi, ka konfirmuar se finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stamboll.
“Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2023 do të zhvillohet në Stamboll siç ishte planifikuar”, thuhet në deklaratën e UEFA-së.
Finalja e këtij viti mbahet më 10 qershor, dhe ndeshja do jetë në mes fituesit të ndeshjeve Real Madrid-Manchester City dhe Inter-Milan.