Dani Olmo pritet të jetë një nga protagonistët e merkatos së verës së ardhshme.
Kontrata e mesfushorit spanjoll me Lajpcigun përfundon në vitin 2024 dhe ai mund të largohet për një çmim shumë të volitshëm nëse nuk pranon propozimin e rinovimit me klubin e Bundesligës.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona, Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut kanë ndjekur evolucionin e lojtarit për disa kohë dhe do të përpiqen ta nënshkruajnë atë këtë verë.
Lajpcigu e di fare mirë një gjë të tillë dhe po bën të pamundurën për të rinovuar me lojtarin në mënyrë që të përfitojë më shumë milion.