UEFA Champions League është kompeticioni i Real Madridit, kjo është e sigurt.
Vetë Sergio Aguero, një ish-sulmues i Barcelona-s që u tërhoq nga futbolli në vitin 2021, ishte i vetëdijshëm për këtë realitet.
Në fakt, Kun u mahnit nga performanca e Los Blancos të martën e kaluar, kur ata ishin në gjendje të kontrollonin Cityn dhe të mbanin rezultatin në avantazh për pjesën më të madhe të ndeshjes.
Pikërisht në lidhje me skuadrën e Ancelotti-t, ka një gjë që argjentinasi thjesht nuk mund ta shpjegojë:
“Unë nuk e kuptoj Real Madridin në Champions League. Duket se ata stërviten vetëm për të luajtur këtë kompeticion. Pastaj i sheh ata në La Liga dhe thua: ‘Po si mund të luajnë kështu?'”, ka thënë Aguero për ESPN.
Duket sikur në Champions League, lojtarët e Real Madridit shndërrohen në personazhe të ‘Dragon Ball Z’. Është e pabesueshme”, vazhdoi Sergio Aguero.
Kur është në formë, Real Madrid është i papërmbajtshëm. Si përfundim, ish-sulmuesi argjentinas ka folur edhe talentin e Vinicius:
“Edhe rritja e tij nuk ka kuptim.
Ai po përmirësohet dukshëm nga viti në vit. Në veçanti, ka hedhur një hap të rëndësishëm përpara kur filloi të gjente rrugën e golit”.