Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas e ka cilësuar Vinicius Junior si një nga lojtarët më të mirë në botë aktualisht dhe ka vënë në pikëpyetje pse braziliani u la jashtë formacionit FIFPRO 2023.
Tebas mbeti i mahnitur nga klasi i madh i sulmuesit brazilian, pasi e pa 22-vjeçarin kundër Manchester Cityt në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League të martën.
Sipas AS Soccer, trajneri i La Liga-s tani ka sugjeruar që Vini të jetë lojtari i ardhshëm i Real Madridit që do të fitojë Topin e Artë, bazuar në paraqitjet e tij.
“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë.
Më befasoi që ai nuk ishte në FIFPRO XI apo në debatin për Topin e Artë.
Ai është atje lart me tre ose katër lojtarët më të mirë në botë dhe ai do të fitojë Topin e Artë”.
Braziliani ka shënuar gjithsej 23 gola këtë sezon për Real Madridin dhe pritet të luajë një rol vendimtar në ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Manchester City në Etihad Stadium.