Pep Guardiola mbeti duke e sharë Eurovizionin pasi Manchester Cityt i lejohen vetëm dy ditë pushim përpara ndeshjes vendimtare të javës së ardhshme me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
M&S Bank Arena i Liverpoolit do të organizojë garën evropiane të këngës të shtunën dhe Policia e Merseyside nuk është në gjendje të plotësojë me staf atë dhe udhëtimin e Cityt në Premier Ligë në Everton në të njëjtën ditë.
Ndeshja në “Goodison Park” ishte planifikuar gjithmonë për të dielën, por nuk mund të shtyhej përpara, edhe pasi skuadra e Guardiolës vazhdoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ne luajmë të dielën, faleminderit shumë”, tha Guardiola me sarkazëm.
“Nuk e kuptoj, por nuk dua të luftoj më për këtë. Sa herë mund ta komentojmë këtë? Nuk e kuptoj, por duhet t'i përshtatemi, kështu që... nuk ka rëndësi, nuk i luftoj oraret: UEFA, Premier Ligë e kështu me radhë”, shtoi më tej Guardiola.
“Ne nuk mund të luajmë të shtunën për shkak të Eurovizionit dhe se ne nuk kemi policë sa duhet për të mbikëqyrur dy ngjarje të rëndësishme në të njëjtën kohë. Mirë, duhet të përshtatemi. Çfarë mund të bëjmë? Ne preferojmë që të luajmë të shtunën kështu që mund të përgatiteshim më shumë sigurisht”, tha më tej Guardiola.