Portugezin Joao Cancelo-n sërish mund ta shohim në Premier League, por kësaj radhe jo tek Mancheser City.
Cancelo, i cili po luan tek Bayern Munich në formë huazimi, tashmë është në ‘radarin’ e Arsenalit.
Sipas “90min”, Arsenali është gati t'i bashkohet Barcelonës në garën për Joao Cancelo.
Marrëveshja e tij e huazimit me Bayern Munich përfshin opsionin për transferim prej 70 milionë eurosh, por ky opsion nuk ka gjasa të përdoret nga Bayern Munich.
Barcelona është e interesuar për Cancelo-n, por tani për shërbimet e lojtarit është i interesuar edhe Arsenali.
Menaxheri i ‘Topçinjve’, Mikel Arteta synon të ndërtojë një skuadër të denjë për sezonin e ardhshëm, dhe portugezi thuhet se është prioritet i strategut spanjoll.