Ferizaj - Trepça ’89, “sfidë jetë a vdekje”.
Ndeshja do të zhvillohet të dielën në Ferizaj në kuadër të javës së 34-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ferizajt i duhet patjetër fitorja, çdo rezultat tjetër e rrezikon që të dërgojë në një rang më poshtë.
Trepça ’89 pretendon rezultat pozitiv, që do të jetë një hap drejt sigurimit të ekzistencës.
Tifozët “Ultras Ujqit” mobilizohen për këtë sfidë.
“3 Finale para vetes!
Të dielën zhvillojmë ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të këtij edicioni ku në shtëpi presim rivalin direkt për mbijetesë Trepçën ‘89, ndeshje kjo jetike për ne.
Djelmoshat tanë në fushë premtojnë angazhim maksimal deri në momentet e fundit, e na nuk na mbetet tjetër veç se të vazhdojmë të jemi lojtari i 12-të i tyre siç ishim deri tash
Le të jetë kënga jonë motiv shtesë për djelmoshat tanë
Ftojmë të gjithë gjeneratat, të gjitha lagjet e qytetit, nëngrupet që të dielën të bashkohen në tribunë me ne.
Grumbullimi ynë fillon në ora 13:30 para stadiumit
Thirre shokun, merre shallën hajde këndo për Ferizajn. Bashkë luftojmë deri në fund”, shkruan në faqen e “Ultras Ujqit”.
Ferizaj renditet në vend të nëntë me 35 pikë, ka dy me pak se Trepça '89 që gjendet në të tetin.