Klubi i futsallit Liria e Berlinit është para suksesit historik në Gjermani, kurrë më afër Bundesliga I.
Një klub i organizuar ashtu siç i ka hije, me lojëra të mira, tani iu buzëqesh rangu më i lart, Bundesliga.
“FC Liria Berlin - me një këmbë në Bundesliga.
I dëshirojmë sukses FC Liria Berlin, që të dielën, me 14 maj, të shkruaj historinë e klubeve shqiptare në Gjermani.
Vetëm edhe një fitore e ndan klubin shqiptar FC Liria nga Berlini që të inkuadrohet në Bundesligën gjermane në futsall.
Suksese e fat FC Liria!
Suksese e fat Sadik Murseli e Mahir Gurgule”, ka shkruar gjyqtari i futbollit MIftar Dragidella në profilin e tij në facebook.
“Pas dy fitoreve nga tre ndeshjet e para, FC Liria është vetëm një hap larg Bundesligës së futsallit.
Ka humbur vetëm ndeshja e parë kundër Sparta Futsal.
Dhe pikërisht ai kundërshtar tani po pret sërish ekipin nga Berlini.
Me një fitore të dielën (nga ora 15:00) në sallën sportive Schoneberg, do të realizohet ëndrra e madhe, synimi për të cilin skuadra po punon prej një viti të tërë”, ka shkruar mes të tjera portali gjerman “Fupa”.
Renditja – Play - Off
1. Liria 3 2 0 1 8:10 6
2. Sparta Futsal 2 1 0 1 10:7 3
3. Koln 3 1 0 2 7:8 3