PSG ka gjetur një zëvendësues për Messin

Futboll

PSG ka gjetur një zëvendësues për Messin

Më: 12 maj 2023 Në ora: 19:55
Stadiumi i PSG

Kryesia e PSG-së ka vendosur për sulmuesin që do të nënshkruajë për të zëvendësuar Lionel Messin.

35-vjeçari amerikano-jugor do të largohet nga gjigantët francezë në fund të këtij sezoni.

Sipas gazetarëve të Le10Sport, objektivi kryesor klubit parizian është sulmuesi i kombëtares së Anglisë dhe Tottenham, Harry Kane.

Kampioni francez është gati të ndajë 100 milionë euro për transferimin e numrit 9.

Kane është i lidhur kontraktualisht nga Spurs deri në verën e vitit 2024.

Sulmuesi ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës londineze që nga viti 2011.

Këtë sezon, Harry ka luajtur 46 ndeshje, duke shënuar 28 gola dhe pesë asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat