Ish-mesfushori i Teutës i bën propozimin e veçantë për martesë partneres së tij!
Jahmir Hyka ka bërë publik së fundmi një lajm shumë të bukur.
Në një postim në rrjetet sociale, ish-mesfushori i Tiranës dhe Teutës së fundmi, i ka bërë propozimin për martesë partneres së tij në Portofino të Italisë.
Krahas fotove ku shfaqen me duar të bashkuar dhe krahë për krahë njëri-tjetrit, Hyka shkruan: “Ajo tha po!”,-ndërsa shton- “burrë me fat”.