Koln mori fitoren e thellë 5:2 ndaj Hertha Berlin në takimin e raundit të 32-të të Bundesliga, me këta të fundit që duket se nuk po munden të gjejnë një rrugë shpëtimi.
Sfida u zhbllokua në minutën e 8’, me Selke që kaloi vendasit në avantazh. Vetëm 10 minuat më vonë miqtë do të reagonin, me Tousart që barazoi.
Në minutën e 33’ u krijua shpresë te Hertha Berlin, me Jovetic që do të kalonte ekipin e tij në avantazh momental, megjithatë vetëm 6 minuta më pas Hubers do të barazonte për Koln-in.
Rezultati i fraksionit të parë u mbyll nga Skhiri, i cili riktheu avantazhin te vendasit në minutën e 43’.
Në pjesën e dytë vendasit u shfaqën më kërkues dhe Hubers realizoi golin e katërt për Koln-in në minutën e 69’.
Rezultati i kësaj përballjeje u vulos nga Huseinbasic, që realizoi golin e pestë për skuadrën e tij në minutën e 81’.
Pas javës së 32-të të Bundesliga, Koln renditet në vend të 10-të me 41 pikë, teksa Hertha Berlin në vend të fundit me 25 pikë.