Milani e ka ndërmend të nisë një revolucion në skuadër në muajt e verës, raportojnë mediet italiane.
Raportohet se 10-11 futbollistë pritet të largohen nga kuqezinjët.
Largimet më të sigurta janë ato të Tatarusanu, Mirante dhe Dest.
Listës do t’i shtohen edhe Ibrahimovic, Bakayoko, Adli, Vranckx kurse i rrezikuar është edhe Ballo-Toure.
Klubi i drejtuar nga Stefano Piolo gjithashtu pret oferta edhe për Ante Rebic, Divock Origi dhe Junior Messias.