Lazio mori vetëm një pikë ndaj Lecces duke vënë në rrezik objektivin Champions League.
Goli i Milinkoviq-Saviq në minutat shtesë, vendosi barazimin 2:2 dhe evitoi humbjen e bardhekaltërve.
Trajneri Maurizio Sarri analizoi performancën e djemve të tij dhe thumboi skuadrën e Lecces në deklaratën pas ndeshjes.
“Pashë gjëra negative dhe pozitive. Nuk mund të pësosh gol nga rivënia anësore 20 sekonda përpara fundit të pjesës së parë. E papranueshme! Por më pëlqeu shumë reagimi i skuadrës në minutat e fundit.
Arbitrimi? Kishte shumë episode. Ishte një full sade ndaj Basic, por ndoshta ishte jashtë zone. Maresca më pëlqen, por mërzitem kur arbitra të tillë e humbasin kontrollin sa i përket minutazhit të lojës.
Në Premier League nuk kam parë asnjë skuadër të sillet si Lecce, edhe pse arbitrat anglezë janë më të dobët se këtu“, deklaroi Sarri.