Balotelli pranë transferimit në Rumani, e kërkon skuadra e Adrian Mutu!
E ardhmja e sulmuesit italian Mario Balotelli mund të jetë në Rumani. 32-vjeçari, që aktualisht luan në Zvicër me Sion, mund të transferohet këtë verë te skuadra e Rapid Bukuresht, që drejtohet nga Adrian Mutu.
Sipas mediave rumune, klubi rumun ka nisur bisedimet me sulmuesin italian, duke u përpjekur që të arrijnë një marrëveshje. Mësohet se Balotelli kërkon 1 milionë euro në sezon si rrogë për të pranuar transferimin.
Balotelli ka ende edhe një vit kontratë me Sion, ku erdhi verën e kaluar dhe në 17 ndeshje në kampionat ka realizuar 6 gola. Sulmuesi ka shëtitur mjaft skuadra gjatë viteve të fundit dhe karriera e tij humbi shkëlqimin e dikurshëm.