Raphaël Varane kaloi 10 sezone fantastike me Realin e Madridit.
Mbrojtësi francez fitoi gjithçka në “Santiago Bernabeu”, ndërkohë që në verën e vitit 2021 u transferua te Manchester United.
Në një prononcim për BTSport, 30-vjeçari iu rikthye eksperiencës së paharrueshme me Realin. “Është përgjegjësi e madhe të firmosësh me Realin e Madridit.
Fanella e tyre është e veçantë, por nuk e mohoj se është e vështirë ta mbash mbi supe.
Ajo fanellë arrin t’u fusë frikën kundërshtarëve.
Një gjë e tillë dallohet në sytë e lojtarëve që ke përballë.
Më ka pëlqyer shumë aktivizimi me ‘Los Blancos’, e kam shijuar në maksimum.
Kam fituar shumë tituj dhe trofe në Madrid”, deklaroi Varane, i cili fitoi 21 trofe me Realin.