Bashkëlojtari i Ronaldos: Po të isha juri Topin e Artë do ia jepja Messit

Futboll

Bashkëlojtari i Ronaldos: Po të isha juri Topin e Artë do ia jepja Messit

Më: 13 maj 2023 Në ora: 13:25
Ronaldo

I intervistuar nga "France Football", Bernardo Silva foli për Topin e Artë dhe se si Messi është aktualisht favorit për të fituar edicionin e radhës të trofeut të lakmuar individual për lojtarë.  

“Do të kisha dashur të fitoja Topin e Artë, por kohët e fundit jepet për lojtarët që shënojnë gola vendimtarë. Unë jam më shumë një kolektivist, por sigurisht që do të ishte krenari të shihja emrin tim në listën e 30 finalistëve.

Nëse fitojmë Champions League dhe Premier League, do të na duhet për të përfshirë Haaland në kandidatët për Topin e Artë të radhës.

Për momentin favorit është Messi falë fitores së tij në Kupën e Botës, por edhe Mbappé është aty. Nëse do të isha në juri, do të zgjidhja Messin: por gjëja më e mirë është të presim deri në fund të sezonit”.

Mesfushori i Manchester City foli për Cristiano Ronaldon, bashkëlojtarin e tij në kombëtare dhe pesë herë fituesin e Topit të Artë: “Ronaldo na tha në ekipin kombëtar se mendonte se meritonte më shumë kur nuk e fitoi Topin e Artë.

Një Cristiano që i pëlqen gjithmonë të jetë në krye, ai është shumë konkurrues, sigurisht që nuk është kurrë i lumtur kur nuk fiton”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat