Skuadra e Tottenhamit ka hequr dorë nga opsioni Julian Nagelsmann, të cilin e shihte si pasuesin e përhershëm të Antonio Contes.
Që prej shkarkimit të Contes, Tottenhami ende në është në kërkim të një trajneri të hershëm, ku momentalisht klubi është në duart e Ryan Mason.
Nagelsmann ishte favoriti për të marrë drejtimin e skuadrës londineze, por që siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, gjithçka ka përfunduar sa i përket Nagelsmann-Tottenham.
Bisedimet nuk do të vazhdojnë më pasi që Tottenhami nuk do të ndryshojë mendimin aktual, dhe Nagelsmann do të dëshironte të avancojë në bisedime vetëm nëse ishte sqaruar situata e drejtorit sportiv.
Tottenhami ende është në kërkim të një drejtori të ri sportiv, bisedime po zhvillohen.