Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Barcelona e ka konfirmuar se Sergio Busquets do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, raporton KosovaPress.
Busquets ka vendosur mos ta rinovojë kontratën edhe për një vit me Barçën, dhe tani do të shikojë ta nis një aventurë të re, ku raportohet për interesim nga klubet nga Amerika dhe Arabia Saudite.
Pas plot 18 vitesh së bashku, këtë verë do të ndahen rrugët mes Busquets dhe Barcelonës.
Tani, rreth largimit të Busquets ka folur edhe Xavi, i cili tha se skuadra po e humb mesfushorin qendror më të mirë të historisë.
“Sergio Busquets është lojtari më i mençur që unë e kam parë ndonjëherë ose që kam luajtur me të, ai është një gjeni”, tha Xavi.
“Ne humbasim mesfushorin qendror më të mirë të historisë tonë, ai ka qenë një ‘10’ në gjithçka që e ka bërë brenda dhe jashtë fushës”, shtoi më tej Xavi.