Ikja në amshim e ish futbollistit Fehmi Podvorica, ka shokuar jo vetëm llapjanët por tërë komunitetin e futbollit në Kosovë.
Podvorica sot ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
Klub i i futbollit Llapi i Podujevës i shpreh ngushëllime familjes dhe mbarë komunitetit sportivë.
“E nderuara familje Podvorica,
Me dhimbje të thellë pranuam lajmin se ish-futbollisti ynë i klubit Llapi, Fehmi Podvorica (Rista) ka ndërruar jetë.
Rista la gjurmë në shumë etapa të zhvillimit të futbollit kosovar, si para luftës e sidomos gjatë okupimit ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm që futbolli kosovar të mbijetoj në ato kushte të rënda okupimi.
Kryesia e klubit, stafi, futbollistët senior dhe gjitha kategorive të reja të Akademisë i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Podvorica me rastin e vdekjes së bashkëfamiljarit të tyre.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shpreh ngushëllime Kryesia e KF Llapi, Presidenti z. Beqir Batatina.