Real Madrid ka nisur të mendojë për merkaton e verës.
Një nga emrat që po lakohet së fundmi në kampin madrilen është ai ni mbr0jtësi portugez Zhoao Kanselo.
Futbollisti që aktivizohet me Bajernin e Mynihut në Gjermani, nuk i ka bindur drejtuesit e klubit dhe në fund të sezonit, do të rikthehet te Mançester Siti. Në këtë mënyrë, Real Madrid e ka rrugën e hapur për të biseduar për një kalim të mundshëm në Madrid.
Karvahal dhe Lukas Vazkez nuk janë në preferencat e Ançelotit, prandaj po shihet për një tjetër alternativë.
Gjithashtu, Arsenali e Barcelona kanë shfaqur interes për shërbimet e futbollistit e tashmë mbetet të shihet se si do të jetë e ardhmja e tij.