Paraqitjet e fundit të David De Geas në portën e Manchester United kanë lënë shumë për të dëshiruar.
Si pasojë e disa gabimeve të bëra në ndeshjet e fundit, filluan spekulimet se De Gea do ta humb pozitën e titullarit te skuadra e Erik Ten Hag.
Por, trajneri i “Djajve të Kuq” e ka bërë të qartë vendimin e tij sa i përket pozitës së portierit spanjoll.
“Nuk do ta ndërroj David de Gean, Në asnjë mënyrë. Ai sigurisht do të luajë. Bisedimet e kontratës janë arsyeja e gabimeve të fundit? Jo, nuk mendoj se ajo është arsyeja, David ka shumë eksperiencë”, tha Ten Hag.
Bëhet e ditur se akordi mes De Geas dhe Manchester United për një marrëveshje të re është shumë afër për tu arritur.