Barcelona luan nesër derbin ndaj Espanjolit dhe një fitore, do t’i jepte matematikisht titullin kampion.
Në prag të këtij takimi, para mediave ka dalë të flasë trajneri Xavi Hernandez.
Trajneri i katalanasve i kishte lënë futbollistët pushim për 5 ditë dhe i pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë vendim, Xavi nuk i ka kursyer ironitë.
“Kisha menduar që t’iu jepja 8 ditë pushim por mendova se janë shumë.
Pastaj u kujtova që nuk kemi fituar titullin, kështu që duhet ta fitojmë. Pasi fola me trajnerët fizikë, e vendosëm që t’i linim 5 ditë pushim”, u shpreh Xavi.