Vendimi ishte marrë para derbit, por me siguri që humbja e së mërkurës ia ka ulur edhe më shumë dëshirën për konferenca shtypi Stefano Piolit.
Trajneri kuqezi nuk foli për mediat ditën e djeshme në kuadër të ndeshjes me Specian (sot në 18:00), por nuk iu shmang disa deklaratave për televizionin e klubi
Çfarë ndodhi në derbi?
"E nisëm shumë keq, ndërkohë që Interi ishte tmerrësisht i saktë.
Gabuam taktikisht, por edhe teknikisht humbëm shumë duele.
Dy gola aq shpejt na krijuan vështirësi të tjera, ndërkohë që ne nuk gjetëm dot një gol që mund ta lehtësonte reagimin", tha Pioli.