Benevento nuk ia del të shmangë rënien një kategori më poshtë dhe sezonin e ardhshëm është e detyruar të luajë në Serie C.
Skuadra në të cilën aktivizohet edhe lojtari i kombëtares, Frederik Veseli fitoi në sfidën e parafundit të kampionatit ndaj Modenas me shifrat 2-1, por fati nuk ishte në këmbët e tyre dhe rezultatet e kombinuara në sfidat e tjera, e rrëzojnë një kategori më poshtë një javë para fundit të kampionatit.
Në fakt, i gjithi ishte një sezon tejet i komplikuar për Beneventon që nuk mundi ta dilte kurrë nga zona e ftohtë dhe nuk mundi gjithashtu të siguronte një shans në zonën e play-out-it duke u rrëzuar në formë të menjëhershme.
Sa i takon mbrojtësit të kombëtares, Federik Veseli ai është aktivizuar në 20 ndeshje të këtij sezoni me fanellën e Beneventos ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të mbetet pjesë e skuadrës që do të luajë në Serie C. Hera e fundit për Beneveton në Serie C ishte në sezonin 2015/16 ndërsa kulmi për këtë klub ishte pjesëmarrja në Serie A në sezonin 2017/18.