Shkëndija e Haraçinës disa javë më parë ka siguruar titullin e kampionit në Ligën komunale të Gazi Babës së Shkupit për edicionin 2022/23.
Ndeshjen e fundit të kampionatit, haraçinasit e zhvillojnë në Hasanbeg ndaj “Inxhikovës”, e fundit në tabelë, të dielën me fillim prej orës 10:00.
Para ndeshjes pritet të bëhet dorëzimi i trofeut të kampionit për kuqezinjtë e Haraçinës nga ana e zyrtarëve të LKF të Gazi Babës.
KF Shkëndija pritet të organizojë festë të madhe së bashku me “Çlirimtarët”.
Pas kësaj ndeshje Shkëndija do të përgatitet për ndeshjen e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Tretë-Veri.