Nesër do të zhvillohen ndeshjet e javës së 27-të në Ligën e Tretë-Veri.
Dhe, pikërisht të dielën (ora 17:00) -spektakël në Kumanovë.
Duel i dy Bashkimëve, atij të Kumanovës dhe të Lubotenit nga Shkupi.
Bashkimi tashmë ka siguruar balotazhin për në ligën e dytë, ndërsa Bashkimi i Lubotenit është i sigurt në këtë kategori.
Edhe ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në lagjën Butel të Shkupit kishte prodhuar spektakël. Ndeshje ka përfunduar 1-1.
Edhe tani një ndeshje e mirë është e garantuar, sikurse atmosfera në tribunë.
Do të jetë spektakël.