Tension te Milani pas humbjes, skuadra dhe Pioli japin llogari para ultrasve!
Humbja me Specisan nuk është pritur mirë për tifozët e Milanit, të cilët tashmë e shohin veten akoma dhe më larg Champions-it për sezonin e ardhshëm.
Pas fundit të sfidës, Stefano Pioli dhe skuadra e tij kaluan pranë tifozëve ultras të kuqezinjve për të dhënë llogari dhe për t’i kërkuar ndjesë pas dy rezultateve zhgënjyese njëra pas tjetrës.
Më pas ata u drejtuan drejt dhomave të zhveshjes.