Interi ka shënuar fitore me vuajtje, me rezultat 4:2 ndaj Sassuolos.
Skuadra e Sassuolos si zakonisht tregohet e papërshtatshme për ekipet e mëdha italiane, kështu ishte edhe për Interin në "San Siro".
Gjashtë gola dhe një fitore e madhe për zikaltrit.
Për Interin shënuan Lukaku (41' e 89’), Tressoldi (55' - autogol) e Lautaro (58') dhe për Sassuolon realizuan Matheus Henrique )63') e Frattesi (77').
Sulmuesi shqiptar, Kristjan Asllani, u paraqit nga minuta e 61-të për Interin.
Interi tani ngritet në vend të tretë me 66 pikë dhe Sassuolo është në të 13-tin me 44 sosh.