St. Paulit ndahet baras (0:0) me Fortunën e Dyseldorfit, në takimin derbi të javës së 32-të të Bundesliga II.
Futbollistët e të dy skuadrave u angazhuan maksimalisht, por munguan golat në këtë ndeshje mjaft interesante që u zhvillua në stadiumin “Millerntor” në Hamburg, ku ishin të pranishëm 29. 546 shikues.
Kapiteni Leart Paçarada u paraqit titullar si zakonisht për St. Paulin.
Eric Smith i St. Paulit dhe Florian Kastenmeier i Fortunës, u vlerësuan me nota më të larta, 7.4 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Reprezentuesi i Kosovës ishte ndër me të dalluarit, duke u vlerësu me notë 7.1.
Pas javës së 32-të, St. Pauli ka 54 pikë sa ka edhe Fortuna që gjendet një pozitë më poshtë.