Milani humbi ditën e djeshme nga Spezia në transfertë me rezultatin 2-0.
Në prag të sfidës së kthimit ndaj Interit për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, nuk ishte ajo që u duhej “kuqezinjve”, pasi dëmton më shumë gjendjen psikologjike.
Në përfundim të sfidës, ultrasit e Milanit i kanë thënë kapitenit Kalabria të bashkohej aty pranë bashkë me lojtarët e tjerë, pasi tifozët kryesorë të Milanin kishin disa fjalë për të ndarë.
“Curva Sud” u ka kërkuar lojtarëve të qëndrojnë të bashkuar dhe të kenë një reagim në derbin ndaj Interit mbrëmjen e së martës.
Ndërkohë që këto fjalë duket se u kanë kaluar nëpër zemër sepse pasi u kthyen në dhomat e zhveshjes, ata janë dëgjuar duke bërtitur “Hajde le të luftojmë, forza duam 11 luanë”.