Tottenham ende pa trajner, studiohet pista “Inzaghi”

Futboll

Tottenham ende pa trajner, studiohet pista “Inzaghi”

Më: 14 maj 2023 Në ora: 11:44
Inzaghi

Simone Inzaghi pak kohë më parë i kishte të gjithë kundër dhe kërkonin shkarkimin e tij nga klubi i interit, por sot ai ka bërë një kthesë të papritur duke regjistruar vetëm rezultate pozitive dhe është me një këmbë në finalen e Champions League.

Kjo performancë e tij e madhërishme duke ngjitur Interin në krye, ka tërhequr vëmendjen e klubit anglez të Tottenham.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Tottenhami ka bërë sondazhe për mundësinë e firmës me Simone Inzaghin për sezonin e ardhshëm, megjithatë vetë trajneri ka kërkuar të përqendrohet maksimalisht te faza finale e sezonit.

Interi ka të sigurta edhe 6 ndeshje deri në fund të sezonit, të cilat bëhen 7 nëse siguron finalen e Championsit dhe Inzaghi kërkon padyshim të lërë gjurmë, duke sjellë të tjerë trofe për zikaltërit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat