Trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli pas humbjes nga Spezia (2:0).
Kuqezinjtë humbën mundësinë për të mbyllur diferencën nga katër më të mirat.
“Në pjesën e parë gjithçka ishte në rregull, por pas pushimit ne performuam nën mundësitë tona.
Sigurisht, nuk mund të ndalemi së menduari për gjysmëfinalen e Champions League, por e dinim se sa e rëndësishme ishte ndeshja e sotme.
Do të jetë e vështirë ta mbyllim këtë sezon me një notë pozitive.
Mbetet të besojmë se do të arrijmë ta kthejmë rrjedhën e përballjes me Interin në favorin tonë.
Duhet të luajmë shumë më mirë se në dy takimet e fundit”, tha Pioli në një intervistë për DAZN.
Ndeshja e kthimit e Milanit ndaj Interit në Champions League do të zhvillohet më 16 maj.