Muslera e Terim, viktima të mashtrimit financiar nga një bankier turk

Futboll

Muslera e Terim, viktima të mashtrimit financiar nga një bankier turk

Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:00
Terim

Është e bujshme ajo që ka ndodhur me Fernando Muslera dhe Fatih Terim, të cilët u mashtruan nga një drejtor i një banke turke për miliona euro.

Sipas raportimeve të mediave turke, portieri i Gallatasarait, ish-lojtar i Lazio-s, ka denoncuar Seçil Erzan, drejtor i një dege të bankës “Denizbank” me qendër në Stamboll, i cili dyshohet se e ka bindur të investojë 1.2 milionë dollarë në një fond investimi të cilësuar si “shumë fitimprurës”.

Megjithatë, paratë e premtuara nuk arritën kurrë, me portierin që arriti të rikuperonte vetëm 700 mijë dollarë, ndërsa pjesa tjetër e parave ishte tërhequr tashmë nga fondi.

Përveç Muslera-s, flitet për shumë lojtarë të përfshirë, mes tyre edhe ish-trajnerin e Gallatasarait, Fatih Terim.

Autoritetet turke kanë nisur tashmë një hetim, ku Seçil Erzan dhe tre të pandehur të tjerë janë arrestuar. Dëmet llogariten në rreth 80 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat